Pyet për këtë produkt

PR700

Presa për pastirma PR700 është një makineri që përdoret për shtypjen dhe heqjen e lagështisë së mishit për prodhimin e pastirmasë dhe delikatesave të tjera të mishit. E gjithë struktura dhe dhoma e brendshme janë të prodhuara prej çeliku inox. Është një makineri heavy duty, e fortë dhe e qëndrueshme. Dy pistonë hidraulikë lëvizin platformën që përpunon pastirman brenda makinerisë. Presioni mund të rregullohet sipas kërkesave të përdoruesit nga 0 deri në 150 bar. Makineria PR700 është e pajisur me një sistem ndalimi të kontrolluar, i cili lejon ndalimin në çdo pozicion.

Një panel elektrik përdoret për furnizimin me energji të makinerisë. Rregullimi i presionit realizohet përmes një PLC-je të integruar në panelin elektrik, si edhe me ndihmën e një mekanizmi presostati. Presa për pastirma PR700 është e montuar mbi 4 mbajtëse heavy duty, të prodhuara prej çeliku inoks dhe gome. Kapaciteti prodhues i makinerisë është 1000 kg produkt në 24 ose 48 orë. Kapaciteti i produktit të futur varet nga dimensionet e makinerisë.


Fuqia e motorit: 3 Hp / 2.2 Kw
Gjatësia: 136 cm
Lartësia: 230 cm
Gjerësia: 92 cm
Thellësia e dhomës: 86 cm
Lartësia e dhomës: 100 cm
Gjatësia e dhomës: 125 cm




Video
Prezantim video
Contact
Na kontaktoni
Do të jemi të kënaqur të komunikojmë me ju idetë tuaja, si edhe çdo pyetje që mund të keni. Jemi gjithmonë në dispozicion!

    Nëse dëshironi që ne t’ju telefonojmë, ju lutemi zgjidhni datën dhe orën kur do të jeni të disponueshëm (zona kohore e aplikuar).:

    Produktet e lidhura
    © 2024 LAKIDIS · All rights reserved
    A website by Artware