LINJË PRERJEJE
Linjë prerjeje për thertore të gjedhit, derrit dhe pulës.
Ndërtimi është tërësisht prej çeliku inox. Ai përbëhet nga një transportues kryesor nëpërmjet të cilit kalon mishi. Një transportues i nivelit të dytë për vendosjen e produkteve të përpunuara është opsional. Të dy (2) nivelet punojnë me shpejtësi të ndryshueshme. Versioni standard përfshin tavolina të veçanta pune për përdoruesit, të vendosura pranë nivelit kryesor të linjës së prerjes. Këto tavolina të veçanta mund të lidhen me linjën e prerjes ose të qëndrojnë të pavarura. Versionet standarde shiten me kapacitet nga 6 deri në 12 përdorues. Transportuesi kryesor mund të pajiset me një opsion shtesë për pastrimin e rripit transportues gjatë rrotullimit me lëvizje nga poshtë lart, për pastrim më të lehtë dhe rezultate maksimale higjiene.
Është e pajisur me një tavolinë rrethore me diametër 1,5 m për grumbullimin e produkteve.
Ndërtohet sipas kërkesave të klientit:
- Dimensionet e gjithë konstruksionit mund të ndryshojnë; ato përcaktohen sipas nevojave individuale të çdo klienti.
- Nivelet e transportuesve dhe të tavolinave anësore përcaktohen gjithashtu sipas nevojave individuale të klientit.
Vizatimët dhe skemat e paraqitjes mund të ofrohen së bashku me ofertën.


